Haradinaj: Beteja e Koshares i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët nuk e pranojnë robërinë

Haradinaj: Beteja e Koshares i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët nuk e pranojnë robërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social e ka kujtuar Betejen e Koshares. Ai ka thënë se shembja e kufirit në Koshare e ka ndryshuar rrjedhën historisë dhe është argument se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë.

“Shembja e kufirit ndërshqiptar në Koshare i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë. Në ecjen tonë deri në liri kemi parë tmerre të panumërta, por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme. Lufta çlirimtare, ëndrrën e shumë brezave për liri, e bëri realitet. Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve të bashkuar e të integruar në familjen e popujve të lirë. Përulemi sot para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, brigada që në memorien shtetërore të Kosovës është kurorë lavdie, e unitetit dhe guximit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …