Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarë nga vërshimet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarë nga vërshimet në Pejë. “I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët evropianë kërkojnë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula …