Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë. Gjatë konferencës për medie, ai vlerësoi se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa parregullsi. “Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në gjithë vendin. Dalja është e kënaqshme. Kanë mbet më pak se 3 orë, kam kënaqësinë që të ju bëjë thirrje, ta shfrytëzoni të drejtën për të votuar. Veçanërisht për votuesit e kam një ftesë që të dalin për të votuar. E dimë që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. I bëjmë thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve qe të bëjnë kujdes që të mos ndalet rryma. I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira” tha në mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati i saj  për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anëtari i kryesisë së PDK, Blerand Stavileci ju ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u ka bërë thirrje qytetarëve …