Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka thënë se deklarimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se mund të ketë sërish sulme në veri nga grupe të armatosura, janë të koordinuara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit” ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Kurti, duke e pa gjendjen jo të mirë në ekonomi, e problem të tjera me korrupsionin, ai shpreson me incidente në veri, në nacionalizëm për me e rritë “ratingun”. Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij”, ka theksuar në mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Kontestime mbi vendimin e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit sot miratoi pjesërisht apelin e Salih Mustafës kundër vendimit të …