Lideri i VV, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Abbott

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i shoqëruar nga deputetja, Saranda Bogujevci, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Abbott. Gjatë takimit të zhvilluar, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti foli për nevojën e reformimit të administratës publike dhe për përmirësimin e sistemit të degraduar shëndetësor. Degradimi i mjedisit është një tjetër brengë e cila ka nevojë për planifikim më të gjerë mes institucionesh dhe politikash publike. Ai shtoi më tutje se Kosova ka nevojë për reforma me objektiv çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtar.  Duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit, në takim u tha se qytetarët kanë nevojë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, me subjekte politike që fokusohen në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve. Është e rëndësishme një fushatë zgjedhore pozitive që parashtron zgjidhje për të ardhmen e vendit, një fushatë e qetë dhe e mirë artikuluar që u jep mundësinë të gjithëve të votojnë të sigurt për të ardhmen e vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …