Sot mblidhet kryesia e dorëhequr e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbanë mbledhjen e grupit parlamentar dhe të kryesisë së partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:00 në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet kryetarit Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë. Gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të Vetëvendosjes, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcës, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta japë një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …