Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban akademinë letrare-artistike, “Ora e Lirisë”

Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, LSHK-ja mban akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, nesër, më 5. 3. 2019, ora 12,00  në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Për këtë manifestim, që do të jetë tradicional, sivjet mbahet për të dytën herë, LSHK-ja ka shpallur konkurs letrar, ku kanë marrë pjesë më shumë se njëqind krijues nga të gjitha viset shqiptare. Juria letrare ka përzgjedhur tridhjetë krijime letrare, tri nga të cilat do të vlerësohen me çmimet I, II, III. Në kuadër të akademisë letrare-artistike “Ora e Lirisë” do të ketë edhe disa pika muzikore artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Forca e Sigurisë së Kosovës nderon martirët e Reçakut në 27-vjetorin e masakrës

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi homazhe …