Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Flijimi i Jasharëve, 21 vjet më parë, mobilizoi kombin në luftën çlirimtare

Në luftën e Prekazit ranë 58 (62) shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. Marsi Muaj i Lavdisë  së Madhe dhe njëkohësisht i Dhimbjes së Madhe, çdo vit na sjell kujtimin e rezonimin se ku ishim, ku jemi e ku duhet të ishim dhe pse nuk jemi aty ku aspironin brezat e shumtë shqiptarësh?

Në Marsin e vitit 1998 armiku kishte bërë hesapet e tija se duhej të sulmoheshin Jasharët dhe Komandantin Legjendar – Adem Jashari, me të gjitha mjetet policore e ushtarake, forca të shumta të specializuara për të eliminuar një familje dhe pasta frika do të ishte ajo që do t’i jepte rrugën e ikjes një populli shqiptarë të  Kosovës. Por koha tregoi se armikut të egër e gjakatar llogarit i dolën të gabuara, sepse radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas atij luftimi të përmasave të padëgjuara deri atëherë, prodhoi efekte krejt të kundërta. Prodhoj efekte mobilizimi e masivizimi të shqiptarëve për luftën çlirimtare. Qëndresa e Jasharëve bëri që Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i shtoheshin në mënyrë marramendëse luftëtarët e Lirisë. Populli, e sidomos rinia shqiptare, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e i Atdheut do të mbrohej vetëm me luftën e armatosur, ashtu si kishin luftuar me guxim e vendosmëri Jasharët legjendar. Populli u bind se liria e çlirimi nuk do të vinin me përulje, me pritje e nënshtrim apo duke pritur dhuratë lirinë nga të tjerët a duke u bazuar në mëshirën e armikut shekullor.

Pas luftimit në Likoshan dhe luftës epike të Jasharëve në Prekazin e Poshtëm, Lufta Çlirimtare e Kosovës veç kishte filluar dhe më nuk kishte më kthim prapa. Pushka e lirisë se Adem Legjendarit e jo frika e nënshtrimi, kishte qenë ato që gjithherë e kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit e të atdheut. As tani s´mund të pritej diçka tjetër. Vrasja e Komandantit Legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve, Shaban Jashari, Adem dhe Kushtrim Jashari, ishin: gjyshi, Shabani me të birin, Ademin dhe nipin, Kushtrimin, pra ishin tre breza njëherësh që ranë me pushkë në dorë për Kosovën e Lirë, për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve.

Kjo ngjarje nuk kishte si mos të hapte një epokë të re në historinë më të re të Kosovës, të lavdisë, të tragjedisë e të madhështisë në historinë tonë më të re. Kjo luftë e madhe, ky heroizëm e flijim i madh biblik, është vepra më madhështore, luftë që i bënë Jasharët të hyjnë përjetësisht në Historinë e Kombit Shqiptar e pse jo edhe në analet e historisë së përbotshme, me një heroizëm të jashtëzakonshëm. Madhështinë e kësaj lufte e tregon më se miri flijimi i Madh i Jasharëve legjendarë për Atdheun e Lirë. Ky flijim, në çdo përmasë të tij i kalon të gjitha flijimet tjera biblike në shkallë botërore, një rast i tillë nuk haset askund në historinë e luftërave çlirimtare.

Të gjithë dëshmorët që ranë me pushkë në dorë e këngë në gojë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, janë përmendore në vete në historinë tonë më të re, edhe më përmendore materiale të cilës do përmasë është tepër vështirë të pasqyrohej në përmasa reale lavdia e atyre burrave, e grave dhe e të rinjve. Ato rënie, janë, rruga dhe Drita udhërrëfyese e secilit shqiptar të Kosovës që më pastaj i orientojë ata (shqiptarët) që krejt vullnetarisht të merrnin vendimin e tyre  për tu bërë ushtarë lirie në radhët e Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës. Për të luftuar pa hezituar për Lirinë dhe çlirimin e Atdheut.

Armiku pas sulmit të përmasave të gjera kishte pritur se, me luftën e përmasave të mëdha mbi familjen Jashari, jo vetëm që do të shuante familjen Jashari, por do të mbillte frikën në çdo familje e njeri në Drenicë e në Kosovë, se do të përhapte tmerrin mbi gjithë shqiptarët që jetonin në trojet e pushtuara nga Federata Jugosllave dhe pas këtij tmerri, shqiptarët do të shukateshin e strukeshin dhe Kosova ngadalë por sigurt do të zbrazej nga shqiptarët që pastaj t’i hapej rruga e kolonizimit të ri serb në Kosovë. Ky edhe ishte plani  e platforma e përgatitur politike e Serbisë, për ta bërë Kosovën “zemër e djep” serb me luftë, krime  e gjenocid mbi shqiptarët. Por, koha tregoi se armiku “hesapet i kishte bërë pa hanxhiun”.

Shqiptarët jo vetëm që nuk u tmerruan nga frika e përmasave të artilerisë serbe, por, përkundrazi, 5, 6 e 7 marsi i vitit 1998, bëri që shqiptarët, ta mundnin frikën dhe të mobilizoheshin më shumë se kurrë më parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me të drejt shumë kush e quan, Ushtri Çlirimtare të Adem Jasharit. Në fakt, 5, 6 e 7 marsi ia hapi të gjitha rrugët formimit, konsolidimit, organizimit e të shndërrimit të Grupeve të armatosura e më pas Njësiteve të UCK-së, në Ushtri Vullnetare Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë dyshin, Ushtria Çlirimtare që krijesa më sublime e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve të Kosovës për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Ajo, Ushtria Çlirimtare e Kosovës padyshim që edhe krijesë e hapësirave të tjera të shqiptarëve në përgjithësi e trevave të robëruara në veçanti.

Shembulli i flijimit të Jasharëve u bë burim i pashtershëm frymëzimi, mobilizimi e masivizimi për çlirim e bashkim kombëtar kudo ku jetonin shqiptarët. Lufta nisi për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve, por për shkak te konjukturave politike të të mëdhenjve ajo përfundoj me lirinë e Pavarësinë e Kosovës e cila fillimisht ishte një pavarësi e mbikëqyrur. Ky ishte kompromisi i madh i shqiptarëve dhe përtej tij as që duhet të mendoj ndokush që të shkohet. E më se paku ketë guxojnë ta bëjnë përfaqësuesit e popullit që pushtetin e kanë marr nga ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …