Brickos

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Lidhur me miratimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë ka reaguar edhe BE-ja duke shprehur shqetësim me disa dispozita

Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, asnjë kundër dhe katër abstenime kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka abstenuar për këtë Projektligj, ndërkaq kundër miratimit të këtij kanë dalë PDK, LDK dhe AAK, pasi, sipas tyre ky ligj është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike. Bashkimi Evropian me këtë rast ka bërë të ditur se  angazhohet në dialog të vazhdueshëm me autoritetet për të gjitha aspektet e reformës së administratës publike pasi kjo është parakusht kyç për integrimin në BE dhe me rëndësi thelbësore për funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për popullin e Kosovës. BE-ja është gjithashtu partneri kryesor i Kosovës për sa i përket mbështetjes financiare për këto reforma. Për ta ndihmuar Kosovën të përparojë në rrugën e saj të integrimit në BE në këtë fushë të reformave, BE-ja në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të OBEZH/SIGMA, ka paraqitur në disa raste komente për Projektligjin për zyrtarët publikë dhe për Projektligjin për pagat, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …