Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Limaj: Serbia ta njohë realitetin e problemit dhe të kuptoj se zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se me miratimin e Platformës për Dialog me Serbinë, Kosova demonstroi seriozitet dhe gatishmëri për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje që do t’i mbyllte çështjet e hapura midis dy vendeve, duke u dhënë mundësi dy vendeve për të realizuar interesat strategjike të integrimit. Ai, ka thënë se Serbia duhet ta njohë realitetin e problemit dhe të kuptoj se zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke. Limaj thotë se është në interesin e Serbisë që ta njohë Kosovën. Sa i përket taksës ai ka thënë se Serbia nuk mund ta ketë në dispozicion tregun e Kosovës për sa kohë që nga mengjesi deri në mbrëmje përpiqet që ta cmontojë vendin tonë. Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për krijimin e një gjykatë të vecantë për t’i hetuar krimet e Serbisë të kryera në Kosovë. Kjo gjykatë, sipas tij, është e nevojshme pasi Serbia dhe kryetari serb Vuciq mohojnë masakrat në Kosovë siç është rasti i masakrës së Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …