leoni

Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj, ka kujtuar vëllezërit Kadri e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. Limaj ka thënë së ata me vendosmëri e atdhedashuri e trasuan rrugën e lirisë së Kosovës.

“Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës. Ndonëse kanë kaluar 36 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gervalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada institucionale: Dështim edhe në tentimin e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 30-të të konstituohet, duke thelluar edhe …