Lirimi me kusht i Hashim Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro, është thënë se vendimi i takon vetëm gjyqtarit.

“Është gjykatësi i vetëm ai që vendos për paraburgimin në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Gjykatësi i vetëm do të lëshojë vendim lidhur me këtë në kohën e duhur së bashku me arsyetimin për këtë vendim. Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Rtv21.

Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Gjithashtu thuhet se Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Alicia Kearns: Vuçiqi mohon Srebrenicën, ndërsa Serbia nderon Mlladiqin – “Ideologjia e tij nuk vdiq”

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për mënyrën se si pritet të …