Lirohen gratë nga pjesëmarrja në pagesë gjatë kryerjes së shërbimeve në kabinetin e radiologjisë

Grupi i Grave së bashku me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Vera Bytyçin, vizituan QKMF- në në Malishevë, me ç’rast u pritën nga drejtori, Nuhi Morina dhe disa përfaqësues të stafit te tij. Kjo vizitë është vazhdimësi e bashkëpunimit me QKMF-në, në realizimin e ligjëratave nëpër zonat rurale me temën “parandalo para se të mjekosh”, ligjërata te cilat i paraprinë muajit te ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Drejtori i QKMF-së e njoftoi grupin e grave për shërbimet të cilat ju ofrohen qytetarëve dhe mungesat të cilat i kanë gjatë punës së tyre, ai ndër te tjera për këtë muaj tha se lirohen gratë nga pjesëmarrja në pagesë gjatë kryerjes së shërbimeve në kabinetin e radiologjisë. Po ashtu u dakorduan për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat të cilat paraqiten çdo ditë përgjatë kryerjes së shërbimeve mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …