Radojçiq

Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për deklaratën lidhur me Milan Radojçiqin

Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për deklaratën që diplomati e dha për nënkryetarin e këtij subjektin, Milan Radojçiq, gjatë dhe pas takimit që pati me shefin e listës, Goran Rakiqin. Për më tepër e ka quajtur si të pafytyrë çdo diplomat ndërkombëtar që i akuzon serbët se nuk po e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit. Hovenier tha se në takim ripërsëriti qëndrimin e SHBA karshi politikanit ndaj të cilit ka vendosur sanksione. Dhe, se masat kosovare të reciprocitetit janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. LS deklarohet se nuk qëndrojnë pohimet e ambasadorit për përfshirjen e pretenduar të Rakiqit në aktivitete ilegale, dhe pret nga zyrtari amerikan që pohimet e tij t’i mbështes me dëshmi, e jo me vlerësime të hamendësuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …