Lista serbe ka kërkuar nga qytetarët e vet që të mos e lejojë Policinë e Kosovës të qarkullojë në pjesën veriore të vendit

Lista serbe ka kërkuar nga qytetarët e pjesës veriore të vendit që të mos e lejojë Policinë e Kosovës të qarkullojë,  në Veri. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe të EULEX-it,  sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare,  të miratuara më parë. Ne, të gjithë kemi nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm, për t’u dhënë hapësirë negociatorëve që të arrijnë zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme,  thuhet në komunikatën e Listës Serbe për medie, në kohën kur militantët serbë kanë bllokuar disa vendkalime në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …