Lista Serbe, ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi KQZ-ja, nuk e ka certifikuar

Lista Serbe, ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka thënë se vendimi për moscertifikim të partisë është veprim jodemokratik dhe kundër serbëve. Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga ata një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të Kurtit”, ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi dy anëtarë të KQZ-së nga Vetëvendosja votuan kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri

Edita Tahiri: Kosova në krizë të brendshme dhe të jashtme

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka paralajmëruar për një situatë të brishtë institucionale dhe politike …