Lista Serbe

Lista serbe mund t’i prish planet për votimin e demarkacionit

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Lista Serbe me urdhër të Beogradit ka vendosur të bojkotojë seancën e së enjtes për votimin e marrëveshjes së demarkacionit. Kundër demarkacionit ka dalë edhe një parti e koalicionit qeveritar, Partia e Drejtësisë, e cila në Kuvend përfaqësohet nga deputetja Labinotë Demi-Murtezi. Një situatë e tillë krijon paqartësi edhe më të mëdha nëse koalcionin PDK-LDK i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi. Që marrëveshja të jetë fuqiplotë duhen votat e dy të tretave të deputetëve, minimum 80 vota. Mirëpo, nëse deputetët e Listës Serbe nuk marrin pjesë në seancë, atëherë dështimi i demarkacionit është i qartë, sepse në asnjë variant nuk mund të bëhen 80 vota. Po ashtu këtij numri mund t i heqën edhe votat kundër demarkacioni të deputetëve: Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani dhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …