Daniel Serwer

Daniel Serwer, thotë se demarkacioni me Malin e Zi mund ta destabilizojë Kosovën

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se demarkacioni me Malin e Zi mund ta destabilizojë Kosovën. Kjo çështje mund të ndodhë, edhe pse Serwer vlerëson se Kosova ka çështje shumë më të rëndësishme se sa shënimin i vijës kufitare me shtetin fqinj. “Çdo çështje mund të jetë destabilizuese në qoftë se një lëvizje politike arrin mobilizoj dhunën për të realizuar qëllimet e veta. Ka shumë çështje më të rëndësishme në Kosovë sesa demarkacionin me Malin e Zi, i cili kurdo që miratohet do të jetë një hap pozitiv. Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë një gjë e mirë. Unë pres që ditën kur do të shënohet vija kufitare me shtetin fqinj Serbinë”, është shprehur analisti amerikan për balkaneu.com.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Serwer ka thënë se dialogu ka qenë pjesërisht i suksesshëm në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe në afrimin e Serbisë drejt njohjes së Kosovës si një partnere e barabartë e sovrane. I pyetur për veriun e Kosovës, Serwer ka thënë se fati i kësaj pjese varet nga ajo se çfarë vendosin Kosova dhe Serbia. “Edhe nëse nuk më pëlqen kjo pjesë e planit të Ahtisaarit, unë mendoj se Asociacioni i Komunave Serbe, me ndryshimet e kërkuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një çmim i aryeshëm për të paguar për integritetin territorial të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …