Sami Lushtaku kujton masakrën e Abrisë: Një familje e tërë u shua nga dhuna serbe

Më 26 shtator 1998, Abria e Epërme e Drenicës u përball me një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Në mesin e viktimave ishin 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, gra dhe pleq, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Në përvjetorin e kësaj masakre, Sami Lushtaku ka kujtuar me dhimbje viktimat e familjes Deliu, nga Diturije Deliu, vetëm gjashtëjavëshe, e cila ndërroi jetë disa javë pas plagëve të marra, deri te Fazli Deliu, 94-vjeçar.

Lushtaku ka kujtuar edhe dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj, të cilët ranë atë ditë në përballje me forcat serbe, duke mbrojtur popullatën civile.

“Për masakrën ndaj familjes Deliu dhe për të gjitha viktimat e pafajshme kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për krimet e kryera ndaj tyre”, ka shkruar Lushtaku.

Abria mbetet një nga dëshmitë e dhimbshme të krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës, ndërsa kujtimi i viktimave vazhdon të kërkojë drejtësi.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …