Motoristët veteranë të UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, së bashku me motoristët e Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve, kanë mbërritur në sheshin qendror të Prishtinës, duke përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim!”. Kolona e motoristëve kishte nisur nga Vërmica dhe, pas përshkimit të rrugës drejt kryeqytetit, është ndalur në qendër të Prishtinës, në një aktivitet të lidhur me protestën e paralajmëruar për mbrojtjen e vlerave dhe të luftës së UÇK-së. Njoftimi i bërë nga organizata “Liria ka Emër” rikujton gjithashtu thirrjen për protestën e 1 tetorit në Prishtinë, ku pritet të përcillet mesazhi kundër, siç thuhet në njoftim, interpretimit të luftës së UÇK-së në emër të popullit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
