Brickos

Lorik Ramosaj fitues në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare

Përfundoi me sukses Olimpiada e 61-të Matematikë Ndërkombëtare, e organizuar në formatin online. Ekipi i Kosovës arriti rezultate solide dhe fitoi pesë Mirënjohje Nderi. Mirënjohje Nderi ka fituar ish nxënësi i Shkollës së Mesme Profesionale  “Tafil Kasumaj”, Lorik Ramosaj me 8 pikë. Drejtoria Komunale e Arsimit – Deçan e përgëzon Ekipin e Kosovës për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze, me theks të veçantë Lorikun, i cili është nderi i Familjes, krenaria e Deçanit dhe ambasadori i shkollës. Loriku dhe talentët e shkencave ekzakte kanë nevojë dhe duhet të përkrahen në vazhdimësi, kur dihet rëndësia dhe mungesa e kuadrove nga kjo fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …