Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) do të mbajë më 17 dhjetor 2025, të mërkurën, në lokalet e saj në Prishtinë, manifestimin tradicional të 16-të me radhë, të titulluar TL “Esad Mekuli”.
Në kuadër të këtij manifestimi, do të paraqiten me krijimet e tyre anëtarë të LSHK-së dhe shkrimtarë të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, me punime në poezi, prozë, fragmente drame, ese, publicistikë dhe zhanre të tjera letrare.
Programi përfshin mbajtjen e sesionit letrar “Gjuha letrare në vepra dhe në medie”, pëurimin e disa veprave letrare dhe publicistike, si dhe organizimin e Akademisë letrare. Me këtë rast do të dorëzohet çmimi letrar “Esad Mekuli” për krijimtari të përgjithshme, ndërsa juria letrare do të ndajë edhe çmimet “Bardi I”, “Bardi II” dhe “Bardi III”, si dhe një komplet të veprave letrare të Institutit Albanologjik të Prishtinës për katër punimet më të dalluara.
Gjatë manifestimit do të bëhet edhe pranimi i anëtarëve të rinj në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, duke e shndërruar këtë ngjarje në një nga momentet më të rëndësishme vjetore të jetës letrare në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
