Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e pastër si loti

Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte e pastër si loti. Ajo luftë e fitoi mbështetjen ndërkombëtare dhe sot Kosova është e lirë dhe e pavarur. Pa Luftën Çlirimtare nuk do kishte ndërhyrje ndërkombëtare dhe për pasoj nuk do të kishte liri e pavarësi. Ketë liri e pavarësi që po e gëzojmë të gjithë, edhe ata që ishin kundër, edhe ata që bënë sehire dje dhe akuzojnë sot. Kjo liri e pavarësi ka bërë të mundur që Republika e Kosovës t’i ketë mbi 115 njohje ndërkombëtare. Pas Lirisë e Pavarësisë, të gjithë e kemi hisen tonë të papërgjegjësisë të grykësisë, të mashtrimit e të vetëmashtrimit! Rexhës, kur ia derdhen thesin e miellit, ju tha: “Herën e parë haram ju qoftë, çdo herë tjetër, hallall e keni”. Njeriu një herë edhe mund të mashtrohet, por jo pambarim!

Pa Luftën Çlirimtare, Kosova do të zbrazej nga shqiptarët (vetëm gjatë viteve të ’90-ta mbi 400.000 shqiptar qenë larguar nga Kosova), do të kolonizohej nga serbet, mbase do të qeverisej edhe nga ndonjë shqipfolës që e urrejnë organikisht gjithë përfaqësuesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, jo vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu siç është qeverisur për gati një shekull të tërë, nga argatët e kralëve të Serbisë e të Jugosllavisë, të Jugosllavisë se Tito- Rankoviqit e të Millosheviqit. Kur thash ketë, seç mu kujtua Fallmerayer-i i cili para 160 viteve thoshte: “Shqiptarët e kanë kujtesën e shkurtër”. Konstatimi i tij po del të jetë i sakët. Kujtesë shkurtër po tregohen edhe tani në dekadën e dytë të shekullit XXI disa kalemxhinjë.

Mbase duhet ta kuptojmë, sundimi shekullor serb në Kosovë ka hedhur farën e tij e cila farë i ka prodhuar edhe frytet e saja edhe sot e kësaj dite. Dhe ajo farë kurrë nuk do të pajtohet me lirinë e pavarësinë tonë të fituar me flijime të shumta, flijime që i has në çdo fshat e qytet të Kosovës.
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën kurrë nuk do të vinte liria e pavarësia jonë, asaj nuk mund t’i vishet asnjë vepër kriminale e kryer në Kosovë pas 21/22 qershorit 1999, atëherë kur është nënshkruar demilitarizimi i saj, në Aeroportin e Sllatinës në mes Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe Komandantit të KFOR-it – Gjeneralit Xhekson. Nga ajo datë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pushuar se funksionuari, sigurisht që kanë pushuar se ekzistuari edhe organet e saj drejtuese. Tani organe të tjera vendore e ndërkombëtare kanë marr përgjegjësin për drejtim e qeverisje. Çdo referim që i bëhet UÇK-së pas asaj date është i pa saktë. Akuzat le të varen aty ku e kanë vendin.

Është më shumë se e turpshme kur akuzat e ndonjë “intelektuali” shqipfolës sot puqen në plotëni me gënjeshtrat serbe. Populli ynë thotë: “Turpi nuk hahet me bukë”.

Lufta e jonë është rezultat i një lufte të pastër e titanike të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim Kombëtar, ajo ëndërr është plotësuar pjesërisht nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Është e turpshme që edhe pas njëzet viteve liribërësit tanë, duhet të mbrohen nga sehirbërësit e djeshëm e të sotshëm shqipfolësish?! Në kohën kur kundershtaret dhe sehirbërësitë e djeshëm do të duhej të angazhoheshin për dënimin e gjenocidit serb. Zhvendosja e vëmendjes nga gjenocidi i konfirmuar serb ne “krimet” e pretenduara të UÇK-së, është krim në vete.

Do të ishte mirë që së paku “intelektualët” shqiptarë, para se të merreshin me këto broçkulla, të lexonin librin e Bardhyl Mahmutit: “Mashtrimi i madh” që ta shihnin se ku e kanë çerdhen e vetë të krimit akuzat e tilla për UÇK-në. Po si po duket edhe “intelektualët” tanë në kohën tonë po lexojnë pak.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …