Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar gjendjen e 84 milion refugjatëve anekënd botës

Organizata për Refugjatë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNHCR, ka alarmuar se lufta në Ukrainë ka përkeqësuar gjendjen e 84 milion refugjatëve anekënd botës. Roland Bank ka deklaruar se konflikti në Ukrainë e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve. “Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të. Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë. Tani ajo që vlen është të pengojmë mosushqimin sa duhet të fëmijëve dhe strategji të dëmshme si borxhet e thella apo punën e minorenëve, duke siguruar të paktën për refugjatët ushqimin bazë” ka porositur Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë, gjatë intervistës për medie gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …