Luka Mishetiq hap fjalën përfundimtare me deklaratë të fortë: Hashim Thaçi i pafajshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka nisur fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale me një qëndrim të prerë dhe të argumentuar fuqishëm, duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është dhe duhet të mbetet i pafajshëm sipas standardit themelor të drejtësisë ndërkombëtare. Ai theksoi para trupit gjykues se i gjithë procesi nuk është gjykim i jetës dhe veprimtarisë së Thaçit, por verifikim i pretendimeve të Prokurorisë, e cila sipas tij nuk ka arritur të përmbushë barrën e provës pas më shumë se pesë vitesh procedurë. Mishetiq nënvizoi se gjykata duhet ta nisë vlerësimin nga prezumimi i pafajësisë dhe vetëm nëse provat janë bindëse përtej çdo dyshimi të arsyeshëm mund të arrihet në fajësi — standard që, sipas mbrojtjes, nuk është përmbushur. Ai kërkoi aktgjykim shfajësues, duke e cilësuar përfundimin si të pashmangshëm përballë mungesës së provave të qëndrueshme dhe kontradiktave të shumta në ndërtimin e akuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …