Lul Raka

Lul Raka: Ekziston rreziku për shpërthimin një vale të dytë të infektimeve me virusin korona në Kosovë

Për rrrezikun e shpërthimit të një vale të dytë ka folur mikrobiologu Lul Raka. Ai mendon se përhapja e Covid-19 varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit duke shtuara se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve. Raka ka thënë se për parandalimin e përhapjes së Covid-19 jemi përgjegjës të gjithë. “Rritja e qarkullimit të njerëzve normal që e bart në vete rrezikun e përhapjes prandaj kjo e shton domosdonë e zbatimit të masave parandaluese për të gjithë, pa marrë parasysh a kanë ardhë prej mërgimtarët apo jemi ne në Kosovë vetë masat parandaluese duhet të zbatohen”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …