Lul Raka: Doza e tretë anti-Covid u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar

Lul Raka: Liderët politikë duhet ta kenë të qartë që jeta e simpatizantëve të tyre është më e vlefshme sesa vota e tyre

Ndonëse fushata zgjedhore zyrtarisht ka nisur të mërkurën më 3 shkurt 2021, partitë politike ka tash e sa javë që kanë nisur takimet me simpatizantët e tyre nëpër komuna. E duke pasur parasysh situatën me pandeminë dhe pavarësisht dënimeve nga ana e Inspektoratit, ajo çfarë kemi parë deri më sot është se subjektet politike nuk janë duke i kushtuar rëndësi shëndetit të qytetarëve, duke u grumbulluar kështu në masë të madhe pa i respektuar masat antiCOVID-19 që janë në fuqi. Lidhur me këtë ka folur mikrobiologu Lul Raka, duke e konsideruar shqetësuese. Ai ka thënë se grumbullimi i njerëzve në tubime partiake pa respektim të masave parandaluese, mund të jetë katalizator i fuqishëm, i përhapjes së rasteve të reja me COVID-19.  Raka ka shtuar se qasja e tillë është e papranueshme dhe kërcënon shëndetin e qytetarëve, duke shtuar se liderët politikë duhet ta kenë të qartë që jeta e simpatizantëve të tyre është më e vlefshme sesa vota e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë - Serbi

DASH: Emisari, Gabriel Escobar, pritet që së shpejti të marrë detyrën e tij të ardhshme

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar se Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari …