Lulzim Basha

Lulzim Basha: Jemi në dispozicion të drejtësisë belge, duan apo nuk duan të korruptuarit ‘non grata’ të shpallurit apo të pashpallurit

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha  është shprehur se  ka  konfirmuar edhe njëherë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur më çështja këtu, paratë e konfiskuara nuk i janë kthyer, hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit. E bëj këtë me vetëdijen se ky është mision që i përket të gjithë shqiptarëve., Përmasat e bashkëpunimit të krimit me politikën në Shqipëri janë në përmasa unike. Siguroj shqiptarët se unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi dhe do jemi proaktivë në luftën tonë kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit ‘non grata’ të shpallur apo të pashpallurit.”, tha Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …