Qendra Evropiane për Liri të Mediave në një letër drejtuar Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, kërkojnë të ndalet sulmi ndaj gazetarëve

Organizatat Evropiane për liri të medieve kanë thanë se përdorimi i gjuhës denigruese bën pjesë në një kontekst më të gjerë problematik, “në të cilin, individët e lidhur me Vetëvendosjen përpiqen ta minojnë besimin e publikut në media”. “Ne jemi të shqetësuar se kjo strategji e nxitjes së publikut kundër mediave dhe aktivistëve të pavarur është e rrezikshme për sigurinë fizike të gazetarëve dhe ka një efekt që minon vlerat demokratike. Sidomos duke pasur parasysh ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ne besojmë se është e një rëndësie të madhe që politikanët, përfaqësuesit e partive politike dhe figurat publike të respektojnë lirinë e mediave dhe të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve”, u tha në letrën drejtuar presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Kjo letër është nënshkruar nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve, Indeksi mbi censurën, Instituti Ndërkombëtar i Medias, Rrjeti ku bëjnë pjesë shoqatat e gazetarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi dhe fondacioni Daphne Galizia.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …