Burri i Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka përfituar financiarisht edhe nga Qeveria e Hashim Thaçit

Burri i Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka përfituar financiarisht edhe nga Qeveria “Thaçi”. Ministria e Punëve të Jashtme, në kohën e Hashim Thaçit, në vitin 2010 kishin financuar shkollimin e Prindon Sadriut në shumën rreth 9 mijë euro. Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumentet se si shtetit ia ka paguar shkollimin Sadriut. Në korrik të vitit 2010 Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lidhur kontratë me Prindon Sadriun, që në atë kohë e mbante pozitën e Drejtorit për Marrëdhënie dy Palëshe dhe Organizata Ndërkombëtare, për financimin e shkollimit të tij në shumën afër 9 mijë euro. Bazuar në këtë dokument të financimit të shkollimit të Sadriut, ai detyrohej që pas përfundimit të studimeve post-diplomatike për dy vjet të ushtronte pozitën e tij në MPJ. Pavarësisht se përfitoi vet nga Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi, Prindon Sadriu e vlerëson si kriminale e të korruptuar atë. Ky nuk është rasti i vetëm që Prindon Sadriu, që tash mbanë detyrën si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, përfitoi nga shteti, ashtu sikur ka përfituar edhe bashkëshortja e tij, tash kryetare, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …