Mr. Lulzim A. Beqiri

Lulzim Beqiri: Stabiliteti politik çelës për zhvillim ekonomik

Zhvillimi ekonomik i Kosovës ka si parakusht stabilitetin politik, Republika e Kosovës e shpallur në vitin 2008 dhe e njohur me mbi 100 shtete, shteti ka nevojë për stabilitet politik për të thithur investime të reja të cilat janë faktorë shumë i rëndësishëm për të  rritur mirëqenien e qytetarëve, forcimin e ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës e sektorëve tjerë jetik që rrisin mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi.

Kosova si “rast politik” (dhe vetëm politik) është ende shumë aktual në arenën ndërkombëtar. Kosova është ende e pranishme në mediat botërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mediat ndërkombëtare janë duke e përcjellë betejën diplomatike (mes udhëheqjes kosovare dhe asaj serbe), ditëve të fundit si pasojë e ndërhyrjeve brutale në veri të vendit nga bandat kriminale serbe të dirigjuara nga despoti Vuçiq dhe të mbështetura nga Rusia përsëri Kosova është top temë e diskutimit në media ndërkombëtare me renome, Kosova është e pranishme në CNN, BBC, TRT, madje situata në Kosovë diskutohet nga liderët e ndryshëm botërorë, çka ka ndikuar tej mase në stabilitetin ekonomik dhe investimet e huaja direkte.

Kjo dërgon një imazh të jostabilitetit tek investitorët e huaj. Edhe pse deri më sot, Kosova është njohur me mbi 100 shtete, duke përfshirë 22 shtete anëtare të BE-së, megjithatë refuzimi i pjesës tjetër i vendeve anëtare për ta njohur Republikën e Kosovës po e pengon zhvillimin ekonomik dhe politik, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm të demokratizimit të saj, ka zhvilluar politika fiskale të rëndësishme për operimin e bizneseve dhe krijimin e kushteve për investime të reja, mirëpo ende situata politike konsiderohet të jetë pengës e zhvillimit të mirëfilltë ekonomik.

Republika e Kosovës po vazhdon të ballafaqohet me ndërhyrje politike nga ana e shtetit serb, në kundërshtim me çdo marrëveshje të arritur, ata ende ndajnë buxhet marramendës për të dështuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ende në kushtetutën e Serbisë Kosova figuron si pjesë e saj, madje për çdo ditë ky shtet fashist ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

Partitë parlamentare duhet të fokusohen në stabilitet politik, aktualisht kemi përçarje të jashtëzakonshme në mes të pushtetit dhe opozitës, kjo vërehet në seancat plenare të kuvendit, fyerje,  sharje, e shpallin njeri – tjetrin tradhtar, patriot, bashkëpunëtor të Serbisë, çlirimtar të vendit  e gjera që janë duke dëmtuar imazhin e shtetit te investitorët e huaj.

Si ekonomist që e njoh situatën ekonomike  ju bëjë thirrje për ulje të tensioneve, bashkëpunim në interes të zhvillimit ekonomik, mund të kemi divergjenca në mes vete po jam i bindur se nuk ka parti politike në vend që mbron interesin e Serbisë, prandaj uleni tensionet, ndalni fyerjet mes veti, mos pengoni zhvillimin e vendit, votoni marrëveshjet ndërkombëtare, diskutoni e debatoni por kurrsesi mos e dëmtoni Kosovën.

Asnjë investitor nuk investon në një vend që nuk ka stabilitet politik, ne si shtet duhet ti rishikojmë interesat tona dhe të na bashkojë interesi i vendit,  për një zhvillim ekonomik, nëse ne si parti politike jemi të arsyeshëm ndërmjet veti së pari, pastaj kur është në pyetje zhvillimi i vendit duhet ti tejkalojmë interesat personale e partiake për vendin tonë.

Kosova ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme politike e ekonomike, shteti kriminal serb po e koncentron tërë arsenalin politik e ekonomik për të paraqitur shtetin si të dështuar, madje përmes strukturave kriminale në Veri ata po e arrijnë qëllimin e tyre që vendi ynë të jetë në top televizionet botërore si vend i destabilizuar, edhe në Veri ka parti të ndryshme politike serbe, por kur është interesi i tyre ata po bashkohen, po i ecin rrugës për bojkot të institucioneve tona, atje tashme policia e vendit i ka prerë damarët e kontrabandës nga ana e krimineleve serb, për këtë arsye edhe nuk e dëshirojnë policin në veri.

Sot gjatë seancës së kuvendit nuk u dike se kush është armiku i Kosovës e kush është miku, një palë akuzonte qeverinë për tradhti, pala tjetër akuzonte opozitën për bashkëpunim me kriminelet në veri, e kjo shpije te imazhi tejet i keq i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova nuk e meriton këtë degradim politik, e si rezultati i këtij degradimi politik po rrezikohet edhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Duke qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ekonomin e Kosovës, në shumicën e rasteve investitorët e huaj pyesin për ndasitë politike në vend, madje ata interesohen edhe për ndasitë rajonale, thjesht kërkojnë informata për problemin dhe politikat që i kanë partitë politike, pyesin për stabilitetin e furnizimit me energji elektrik, taksa, infrastrukturë e gjëra tjera që atakojnë investimin e tyre.

Thjesht situata politike në vend po del të jetë faktor i rëndësishëm i investimeve të huaja, prandaj është momenti i duhur t’i thërrasim mendjes duke dashtë në rend të parë vendin e pastaj interesat e partive politike.

Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa tejet të guximshëm të zhvillimit ekonomik, por nuk mjaftojnë, duhet bashkim politik për imazh të mirë te investitorët e huaj, duhet politika adekuate zhvillimore, duhet debat për infrastrukturë ligjore të duhur që i paraprin zhvillimit ekonomik.

Stabiliteti politik prodhon edhe zhvillim ekonomik, prandaj partitë politike duhet të punojmë së bashku për të arrit një marrëveshje me shtetin serb në mënyrë që njëherë e përgjithmonë ta largojmë ndikimin e Serbisë në shtetin tonë, kjo ndodh vetëm nëse jemi të bashkuar të fort dhe interes primar të kemi vendin tonë që ka dhënë shumë që sot të flasim e zhvillohemi lirisht.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …