Lulzim Logu dhe Nedjeljko Spilek, fitues të garës ndërkombëtare të poezisë në Malishevë

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Komunën e Malishevës ka organizuar edicionin e parë të konkursit ndërkombëtarë të poezisë, ku juria në përbërje të: Hana Bytyçi, Fadil Javori, Izet Shala, Alessandro Villa dhe Irma Kurti, kanë vlerësuar të gjitha poezitë, në të gjitha kategoritë dhe fitues të vendit të parë të këtij edicioni kanë  shpall, poetin dhe diplomatin kroat në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Nedjeljko Spilek, kurse nga poetet vendorë, Lulzim Logun. Në këtë edicion ka pas pjesëmarrje të madhe në të katër kategoritë, gjë që juria i ka vlerësuar me profesionalizëm të gjitha poezitë dhe ka shpallur për secilën kategori tri vendet e para si kategoria e fëmijëve me karakter komunal, vendi parë, Erisa Samadraxha, për nxënësit e shkollave të mesme po ashtu me karakter komunal, vendi parë Eradie Hoti, kategoria e poetëve kombëtar, vendi parë poeti, Lulzim Logu dhe kategoria kryesore ajo e poetëve ndërkombëtarë vendi parë, Nedjeljko Spilek.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …