Drejtori në Institutin KIPRED, Lulzim Peci ka vlerësuar se po të zbatohej Marrëveshja e Washingtonit, Kosova do kishte përfitime të shumta. Ai ka shkruar se nga realizimi i kësaj marrëveshje, Kosova do ta kishte gazin dhe do te behej nyje e shpërndarjes së tij në Shqipërinë veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rëndësishme e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore e rajonit. “Mos të harrojmë se në vitin 2021, zyrtare të Qeverisë së Kosovës e quanin atë gaz si “gaz rus” – dhe atë gazin që do të shpërndahej nga Greqia që në një masë të konsiderueshme do të vinte aty nga SHBA-të në formë të lëngët! “Përpos kësaj do e kishim mbyllur edhe çështjen e menaxhimit të ujërave në Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Dokumentin e fisibilitetit të hartuar nga SHBA-të për këtë cështje as që e shqyrtoi Qeveria e Kosovës – me demek e hudhi në shportë! Mos-zbatimi i kësaj marrëveshjeje është gabimi më i madh dhe me pasoja afatgjatë gjeopolitike për Kosovën i Qeverisë Kurti 2!” ka shkruar, analisti, Lulzim Peci.
