Lulzim Rafuna

Lulzim Rafuna: Barrikadat e vendosura në veri të vendit patën ndikim në ngadalësimin e investimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri patën ndikim në ngadalësimin e investimeve. shtoi se bllokimi i rrugëve e paraqitja e kësaj situate në mediat me të mëdha botërore kanë ndikim në ngadalësimin e investimeve. Edhe bizneset vendëse po vazhdojnë të përballen me kriza të vazhdueshme, duke shtuar se që nga pandemia, lufta në Ukrainë e inflacioni ato nuk po mund të “shërohen” në tersi. Krizën ekonomike do të duhej të menaxhohej më mirë nga ekzekutivi duke marrë shembull Shqipërinë për krijimin e një paketë për qytetarë dhe biznese. “Mirë u bë shumë që u larguan barrikadat, nuk ka qenë një paraqitje e mirë. Ato nuk e stimulojnë investitorin e huaj me ardh, përkundrazi ato e ngadalësojnë procesin e investimeve. Mirëpo nuk është çështje që është e varur nga biznesi, por është vendimmarrje politike. Paraqitja mediale nëpër mediumet më të rëndësishme siç është BBC, CCN, SKY, barrikada, mbyllje e rrugëve nuk është pasqyrë e mirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …