Lulzim Rafuna: Kriza institucionale po pengon investimet dhe po i shtyn bizneset të largohen drejt rajonit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka tërhequr vërejtjen se  vendi po përballet me humbje të mëdha ekonomike dhe ka rrezik të thellimit të stagnimit për shkak të vonesave në themelimin e institucioneve. Ai ka theksuar më tutje se kriza institucionale, masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe pezullimi i dialogut nga Shtetrt e Bashkuara të Amerikës  kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm për bizneset vendore dhe të huaja, duke e shtyrë kapitalin që të largohet nga Kosova drejt shteteve të rajonit. “Themelimi i institucioneve është nevojë urgjente jo vetëm për ekonominë, për biznesin, për qytetarin e Kosovës, por më shumë për vet shtetin e Kosovës për të dërguar proceset përpara. Për ekonominë, mungesa e institucioneve shtetërore nënkupton edhe stagnim, se jo ngadalkësim, por stagnim. Kemi të humbur deri tani 1 miliardë euro që nuk po mundemi me i marrë nga marrëveshjet që priten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për tu ratifikuar mjetet të cilat janë të parapara për investime kapitale që do të përfitonte ekonomia e Kosovës, biznesi për më shumë do të kishte përmirësuar standardin e qytetarëve të Kosovës” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria nën presion, mungesa e transparencës po shndërrohet në barrë politike

Një valë kritikash të reja po drejtohen ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi zhvillimet e fundit …