leoni

Lumezi: Do të dënohen ata që cenojnë të drejtën e votës

Lumezi: Do të dënohen ata që cenojnë të drejtën e votës

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi ka deklaruar se Prokuroria do të angazhojë prokurorë dhe staf për të përcjell procesin zgjedhor, dhe të gjithë ata që tentojnë të votojnë në emër të personit tjetër, të votojnë për të dytën herë, por edhe ata që tentojnë të cenojnë të drejtën e votës, do të dënohen. Lumezi këto komente i bëri në konferencën e drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP, ku theksoi se Prokuroria e Shteti është e gatshme të përcjell procesin e zgjedhjeve. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka deklaruar se aktualisht janë në fazen e përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …