Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: 13 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë duke e aprovuar aktin më të lartë juridik

Me rastin e Ditës së Kushtetutës  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram urimi. “13 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj. Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse.  Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovraniterin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …