Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku, i vrarë 27 vite më parë në Prishtinë. Ai ka vlerësuar se Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci. “Përmes shkrimeve dhe lajmeve të tij, Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës. Ndonëse nuk arriti ta përjetojë lirinë për të cilën punoi gjithë jetën, vepra e tij mbeti themel i fuqishëm i saj dhe trashëgimi e përhershme për brezat që gëzojnë sot këtë liri. Sot nuk kujtohet vetëm njeriu që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten udhërrëfyes për të ardhmen, besimi në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare” ka vlerësuar mes tjerash për veprimtarin, Enver Maloku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
