Lumir Abdixhiku: Fitorja e Friedrich Merzit dhe e CDU-së, do të jetë një dritare e Re për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përgëzuar fitoren e Fridrih Mercit dhe partisë CDU në zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun në Gjermani, duke e cilësuar atë si një mundësi të re për Kosovën. Ditë e rëndësishme për Gjermaninë, mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së është një dritare e re për Republikën tonë. Abdixhiku Ai tha se ka përcjellë urimet e tij për Merz dhe miqtë në CDU, duke theksuar se në çdo takim me kancelarin e ardhshëm gjerman ka marrë mbështetje për Kosovën dhe për LDK-në. Sipas Abdixhikut, fitorja e CDU-së përfaqëson fuqizimin e së djathtës evropiane dhe mbetet një shpresë për të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …