Lumir Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Bashkëpunimi me VV-në i pamundur, propozon proces të ri politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës së kryeministrit Albin Kurti duke theksuar se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje është i pamundur për shkak të krizës së thellë institucionale, që sipas tij, është shkaktuar nga vetë VV-ja. Në përgjigjen e tij, Abdixhiku theksoi se LDK ka hyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit me një program të qartë dhe me qëndrim të formësuar kundër bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ai propozoi nisjen e një procesi të ri politik gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha partive, për të garantuar një qeveri të përkohshme që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Abdixhiku u shpreh i gatshëm për takime me të gjitha forcat politike, përfshirë edhe kryeministrin Kurti, në funksion të zgjidhjes së krizës aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon që Ligji për Specialen të shqyrtohet në ora 17:30, Haxhiu: Ndërhyrje brutale në rendin e ditës

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së që shqyrtimi i …