Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kemi një Qeveri paaftë e të papërgjegjshme, pasi janë bërë 75 ditë dhe Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  ka reaguar pas skandalit që ka ndodhur në Spitalin e Pejës, ku një foshnje të vdekur të  mbështjellë me çarçafë e kishin futur  në lavatriçe. Abdixhiku e ka akuzuar qeverinë si të paaftë dhe të papërgjegjshme, pasi siç thotë ai, sot janë bërë 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë. As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se deri më tani janë suspenduar 7 punonjës  dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit Po ashtu, Spitali njoftoi se hetimi për rastin nuk është duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e foshnjës së vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e foshnjës së vdekur tek familjarët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …