Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kosova mund të përjashtohet nga prania e fizike e forcave të sigurisë në Veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka alarmuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta përjashtojë Kosovën edhe nga prezenca fizike në Veri, pasi  çështja ka kaluar prej diplomacisë në siguri. Lumir Abdixhiku thotë se kjo çështje nuk e përfshin edhe Kosovën, por edhe akterët e tjerë. Rrjedhimisht, Kosova mund të përjashtohet nga prezenca e sigurisë në Veri. Për këtë pati kritika për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nga komunikimet me ndërmjetësuesit, nuk ka dakordim mes Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. ”Dy fjalë e përshkruajnë gjendjen aktuale, shqetësues dhe e paqartë. Prej komunikimit që kam pasur me ndërmjetësuesit nuk ka fare dakoordim mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo është ana e shqetësimit, sepse tani çështja kalon përtej diskutimeve që mund t’i kemi dialoguese, ka thënë, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …