Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kryeministri, Albin Kurti është vonuar dy vjet për ta hartuar projekt-statutin e Asociacionit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është vonuar dy vjet për ta hartuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. LDK-ja  dhe të gjithë miqtë e Kosovës ka dy vite që i kërkojnë Kurtit ë të hartojë draft statutin e Asociacionit, si një dokument të brendshëm të Kosovës dhe si obligim ndërkombëtar. “Në seancën e 3 nëntorit, e kuptuam arsyen. Na tha, ‘nuk kam dashur të shkruaj një dokument të tillë, meqë kam qenë i bindur se ndërmjetësuesi më pas do të sillte një mes të dokumentit të Kosovës dhe atij të Serbisë’”, ka thënë më tej i pari i LDK-së. Sipas Abdixhikut, qëndrimi i sotëm i Kurtit për ta shkruar Draftin e Asociacionit vitin e ardhshëm është shumë i vonuar dhe kjo vonesë sipas  është e kushtueshme, pasi Albin Kurti  Kurti “e ka pranuar tashmë autonominë për serbët e Kosovës, ka thënë mes tjerash, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …