Lumir Abdixhiku nga foltorja e Kuvendit: Demokracia nuk është vetëm çështje numrash — LDK në opozitë me përgjegjësi dhe gatishmëri për bashkëpunim shtetëror

Pas prezantimit të ekspozesë për kabinetin e ri qeverisës nga kryeministri Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka folur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka paraqitur qëndrimin e partisë së tij ndaj zhvillimeve të reja institucionale dhe rolit të opozitës. Në nisje të fjalës së tij, Abdixhiku uroi kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për detyrën e re, duke e cilësuar drejtimin e legjislativit si një rol njëkohësisht të zakonshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm institucional. Ai theksoi se udhëheqja e Kuvendit nuk matet vetëm me korrektësi procedurale, por me aftësinë për të ruajtur barazinë e zërave, dinjitetin e debatit dhe balancën e pushtetit në një demokraci të ndjeshme si ajo e Kosovës. “Uroj që kjo detyrë të ushtrohet me pjekuri, me durim dhe vetëdije për rolin që Kuvendi ka në jetën demokratike të Kosovës si shtëpi e përbashkët e përfaqësimit politik, dhe si garanci që asnjë shumicë, sado e fuqishme të jetë, të mos harrojë se pushteti është i përkohshëm, ndërsa institucioni është i përhershëm”, deklaroi Abdixhiku. Kreu i LDK-së shprehu gatishmërinë e subjektit që drejton për bashkëpunim institucional në Parlament për çështje që, sipas tij, tejkalojnë aritmetikën parlamentare, duke nënvizuar se stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi, respekt për opozitën dhe kulturë politike demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Mbrojtja e Kadri Veselit: Asnjë provë e drejtpërdrejtë nga ZPS, akuza mbështetet në supozime

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në …