Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Lumir Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, duke deklaruar se nuk ekziston shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re. Ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. “Në këtë takim u bë e qartë që nuk ka shumicë parlamentare. Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të caktojë nëse ekziston shumica apo jo. Patën pretendime nga Kurti që ndoshta duhet provuar njëherë,” tha Abdixhiku. Ai shtoi se gjatë diskutimeve u trajtua edhe mundësia për një fazë kalimtare të buxhetit, duke vazhduar me përdorimin e buxhetit të vjetër. “Sa më herët të caktojmë zgjedhjet, aq më shpejt formohet qeveria e re dhe bëhet buxheti. Ne u deklaruam se nuk kemi mundësi dhe as legjitimitet për të formuar Qeverinë. Për pak ditë duhet të përcaktojmë datën e zgjedhjeve,” theksoi ai

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …