leoni

Kryetari Begaj thotë se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Lumir Abdixhiku nuk pranoi ta takojë kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke kushtëzuar takimin në selinë e LDK-së (!)

Kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj  sot i kishte ftuar krerët e partive parlamentare të Kosovës në selinë e Kuvendit,  në Prishtinë. Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj shkuan e takuan kreun e shtetit shqiptar në selinë e Kuvendit. Abdixhiku refuzoi. Një burim diplomatik tha për  gazetën DITA se nga çdo këndvështrim protokollar, kreu i LDK-së  është gabim. “Presidenti shqiptar ishte korrekt duke ftuar në takime të veçanta në selinë e Kuvendit gjithë partitë parlamentare. Nuk mund t’i vihet kusht Presidentit të shkojë në seli partie. Natyrisht kryetari i një shteti nuk shëtit nëpër selitë e partive”, – tha burimi në Prishtinë. Ai solli në vëmendje edhe faktin që me presidentin malazez, tre muaj më parë, Lumir Abdixhiku është sjellë ndryshe. Ai e takoi Gjukanoviçin në hotel, nuk pati kurrfarë kushti që presidenti malazez duhet t’i shkonte në seli që ta takonte.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …