Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Deklaratat e Kurtit e Vuçiqit kanë qëllim për t’ia rritur çmimin “paktit për mos sulmim”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë të mundshme në Ballkan, i ka quajtur retorikë artificiale. Këto  deklarata kanë vetëm një qëllim për t’ia rritur çmimin paktit për mos sulm që pritet të nënshkruhet nga liderët e të dy vendeve. Për mua është e dhimbshme një retorikë artificiale për t’ia arritur çmimin paktit për mos sulmim, për ta mbuluar turpin  e një marrëveshjeje, paktin për mos sulmim dhe dështimet e kësaj Qeverie. Jemi falënderues NATO-s për paqenë në Ballkan dhe nuk lejon destabilizim të Ballkanit”. “Jemi të interesuar që ta thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë. Kemi veçuar disa tema të rëndësishme. Kemi filluar me çështjen e shtetësisë për të gjithë shqiptarët. Iniciativë e imja ka qenë me vite një pakt i paqes, e kemi diskutuar çështjen e hekurudhës, kemi folur për bashkëpunimin me energji, është çudi që mos të bashkë investojmë në energji”. Dje iu kam drejtuat Kurti me një kërkesë dorëheqjen nga përgjegjësia e vet. Është menaxhim i keq çështja e reduktimeve, dhe dihet se faji është te kjo Qeveri, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …