Lumir Abdixhiku premton mbështetje për minatorët dhe investime strategjike

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, gjatë një tubimi në Mitrovicë, theksoi sfidat ekonomike dhe sociale që po përballen qytetarët, duke e cilësuar Trepçën si aset strategjik kombëtar dhe duke premtuar projekte të mëdha infrastrukturore dhe sociale. Mitrovica, qytet industrial dhe simbol i sakrificës ekonomike dhe politike, po përballet me pasiguri të lartë ekonomike, ndërkohë që rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës rëndon mbi familjet dhe bizneset lokale. Kandidati i LDK-së, Abdixhiku, në fjalimin e tij gjatë tubimit elektoral, e përshkroi situatën e Trepçës si të papranueshme dhe kërkoi strategji shtetërore, investime serioze dhe respekt për minatorët, duke premtuar paga dinjitoze dhe siguri në punë. Ai nënvizoi se Mitrovica ka mbajtur barrën më të rëndë politike, ekonomike dhe të sigurisë për dekada dhe ka nevojë për një shtet funksional, vizion të qartë dhe qeverisje serioze.  Abdixhiku premtoi projekte të mëdha, përfshirë ndërtimin e rrugës Prishtinë–Mitrovicë, gazifikimin e Kosovës dhe investime kapitale prej miliarda eurosh, si dhe mbështetje për familjet, arsim, shëndetësi, punësim të të rinjve dhe pagat e punonjësve të institucioneve të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …