Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Programi qeverisës i prezantuar nga Qeveria Kurti është i thatë dhe pa projektim për të ardhmen

Qeveria Kurti ka më shumë se një javë që ka publikuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Për këtë pati kritika të shumta. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ky program qeverisës është i paplotësuar. “Ka një planifikim për të ardhmen të thatë, programi qeverisës i prezantuar prej qeverisë është programi më i thatë që kam lexuar ndonjëherë, pra jo vetëm fillimin e kanë të thatë por edhe për projektimin e të ardhmes nuk e dinë se çfarë po bëjnë”. Abdixhiku shtoi se ata duhet të merren me zgjidhjen e problemeve të shumta që janë. “ Kalojnë disa muaj por njerëzit prapë do ti kenë pagat e njëjta, papunësinë e njëjtë, mungesën e lëvizjes së lirë, do t’i kenë spitalet e njëjta, me problem të njëjta e shkollat me po ato probleme, pra këto zgjidhje duhet t’i jap qeveria”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …