Lumir Abdixhiku: Rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideroj si të domosdoshme e të përhershme pasi ajo është pasuri kombëtare

Lumir Abdixhiku: Rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideroj si të domosdoshme e të përhershme pasi ajo është pasuri kombëtare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime me struktura e veprimtarë të kësaj partie si dhe bashkatdhetarë të shumtë,  në Gjenevë. Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën e tij hyrëse, Abdixhku tha se nuk është e rastësishme që në kaq kohë të shkurtër takohen bashkë dy herë në Zvicër, ndërkaq shtoi se kjo është shenjë e një lidhje e besëlidhje që i mbijeton kohës. “LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafir në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafir në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar të dy, ne mbesim një shtëpi. Abdixhiku tha se  rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideron si të domosdoshme e të përhershme, pasi për LDK-në mërgata është pasuri kombëtare, për të cilën tha se e tillë ka qenë dhe do të jetë përherë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …